Tre gra shtatzëne kanë abortuar përshkak se janë prekur nga fruthi, njëra në javën e 22të

Maqedonia

Tre gra shtatzëne kanë abortuar përshkak se janë prekur nga fruthi, njëra në javën e 22të

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:57
Shtatzëne

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, në tre muajt e fundit janë pranuar tre paciente të prekura nga fruthi, por që të trija kanë abortuar.

Dy paciente janë paraqitur në komisionin e shkallës së parë për ndërpreje të shtatzënisë përshkak sëmundjes nga fruthi, ndërsa e treta ka qenë në javën e 22të të shtatzënisë.

Pacientja e tretë është nga Velesi dhe më herët ka patur tre lindje cezariane, e fundit para 18muajve. Pas lindjes së fundit para 18 muajve, pacientja më pas ka pasur mitër të vdekur dhe ka abortuar.

Nga Klinika e Gjinekologjisë njoftojnë se pacientet e prekura nga morbilet po izolohen në një hapësirë të veçantë dhe kanë trajtim të veçantë higjienik. Pas përfundimit të intervenimit hapësirat pastrohen me mjete dezinfektuese dhe personeli përdorë maska mbrojtëse. Të njejtit nuk janë të prekur asnji nga fruthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat