Gostivar, Prokuroria nisi procedurë penale kundër një personi që ka premtuar punësime në Gjermani - Bota Sot
Gostivar, Prokuroria nisi procedurë penale kundër një personi që ka premtuar punësime në Gjermani

Maqedonia

Gostivar, Prokuroria nisi procedurë penale kundër një personi që ka premtuar punësime në Gjermani

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:05
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike Gostivar nisi procedurë kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale të mashtrimit e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal.

“I dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim të përfitimeve, ka mashtruar një person, duke i premtuar se më shumë personave do t’ju sigurojë dokumente nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat do të mund të marrin lejen pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimore në Gjermani”, thonë nga prokuroria publike e Gostivarit.

Nga prokuroria thonë se personi i dëmtuar ka paguar 7.700 euro, me çka edhe ka nënshkruar për kushtet dhe afatet e dakordimit.

Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore e Gostivarit personi i caktoi paraburgim prej tetë ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...