Ambasadori Zhbogar vizitoi komunën e Aerodromit

Maqedonia

Ambasadori Zhbogar vizitoi komunën e Aerodromit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:47
Zhbogar

Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, dje vizitoi komunën e Aerodrmit ku me kryetarin e komunës Zllatko Marin bisedoi në lidhje me aktivitetet rreth festës së Ditës së Evropës – 9 maji.

Siç njoftojnë nga komuna, edhe këtë vit qytetarët e Aerodromit mund në mënyrë aktive të përfshihen në ngjarjet gjatë kësaj dite siç janë maratona e Shkupit, marshi malor në Vodno debate dhe manifestime tjera kulturore.

"Pikërisht komuna e Aerodrimi këtë vit kishte nderin të fillojë shënimin e kësaj feste evropiane me punime në art në çerdhet dhe shkollat fillore me temë ‘Fqinjët e mi janë shokë të mi’. Qëllimi i këtij manifestimi është që të zhvillohet kreativiteti artistik i fëmijëve dhe përfshirje të vlerave evropiane që të përafrohen popullata e re e Aerodromit”, thuhet në kumtesën.

Vizatimet në këtë konkurs do të publikohen në ‘Capital Mal’ më 9 maj.

Zhbogar dhe Marin këmbyen mendime rreth gjendjes dhe aktiviteteve të komunës, procesin eurointegrues dhe çështje të tjera aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat