Arrestohet një person gjatë votimit në Aerodrom

Maqedonia

Arrestohet një person gjatë votimit në Aerodrom

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:49
Policia

Në 3.480 vendvotime në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në 32 vendvotime në diasporë për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës do të mund të votojnë 1.808.131 qytetarë, ndërsa votimi do të përfundojë në orën 19:00.

Nga MPB sot për “Sitel” informojnë se janë të përgatitur që të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe të sigurta, ndërsa deri më tani është regjistruar një incident në komunën e Aerodromit.

Nga MPB thonë është arrestuar një person në në Aerodrom, sepse votuesi ka fotografuar votën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në “Sriniçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat