Derskoski: Zbatojmë proces zgjedhor, nuk merrem me spekulime të politikave ditore

Maqedonia

Derskoski: Zbatojmë proces zgjedhor, nuk merrem me spekulime të politikave ditore

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:33
Oliver Derkoski

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski në konferencë për shtyp tha se ne po organizojmë dhe zbatojmë proces zgjedhor, dhe se për momenti procesi po zhvillohet pa probleme.

Ai tha se me spekulimet ditore të karakterit politik as që donë, po as që do të merret, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me pohimet se lista zgjedhore është është publikuar në faqet e internetit të Rusisë.

Në konferencë për shtyp Derkoski informoi për tetë ankesat që kanë arritur në KSHZ ku tha se bëhet fjalë për persona të cilëve u ka skaduar afati i dokumenteve personale dhe për këtë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore.

Në lidhje me vendvotimin në Ramin Gaber, Studeniçan, e cila nuk kanë qenë e hapur në kohë të caktuar, Derkoski tha se bëhet fjalë për revoltë të qytetarëve ndaj pushteti lokal.

“Për këto shkaqe vendvotimi nuk është hapur për më shumë se tre orë. Në përputhje me Rregulloren Zgjedhore atje nuk mund të zhvillohet votim”, tha Derkoski.

Dalja deri ora 15:00 sipas KSHZ-së në Maqedoninë e Veriut ka qenë: 28.89% nga 1808131 votues, me 77.51% të votuesve të numëruar. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 446.410.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat