Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet ishin mirë të organizuara, të rregullta dhe transparente

Maqedonia

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet ishin mirë të organizuara, të rregullta dhe transparente

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:04
Vëzhguesit ndërkombëtar

“Zgjedhjet e djeshme presidenciale ishin mirë të organizuara, ndërsa votuesit lirshëm kanë mundur të bëjnë zgjedhje mes kandidatëve. Zgjedhjet u zbatuan mirë. Liritë fondamentale të mbledhjeve dhe shprehjes u respektuan, ndërsa dita e zgjedhjeve ishte e qetë, e rregullt dhe transparente”.

Këto janë përfundimet e vëzhguesve ndërkombëtar të misionit OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ata megjithatë pajtohen se ka akoma nevojë për reforma në Ligjin Zgjedhor.

“Këto zgjedhje të organizuara mirë, treguan se mund të gjendet vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Moburn, koordinatore speciale dhe shefe e misionit vëzhgues të OSBE-së.

Merry-Cristin Dalo, shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se zgjedhjet ishin të organizuara mirë dhe votuesit që morën pjesë në zgjedhje kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre.

Ndërsa shefi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Hold Lopatka, tha se tre kandidatët janë angazhuar për integrimet evropiane dhe se në fushatë është diskutuar për probleme themelore.

Misioni ndërkombëtar i vëzhguesve në zgjedhje është përbërë nga 240 vëzhgues nga 38 vende, në mesin e të cilëve edhe 189 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë të angazhuar nga ODIHR, 39 parlamentar dhe personel tjetër nga OSBE dhe Këshilli i Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat