Ivanovska: Opozita ka dorëzuar 15 ankesa për fushatën zgjedhore, ka ankesa edhe nga qytetarët

Maqedonia

Ivanovska: Opozita ka dorëzuar 15 ankesa për fushatën zgjedhore, ka ankesa edhe nga qytetarët

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:22
Biljana Ivanovska

Rreth 15 ankesa ka dorëzuar partia opozitare deri te Komisioni për Antikorrupsion për keqpërdorim gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ankesa ka edhe nga qytetarët. Një pjesë e ankesave të opozitës janë pranuar dhe tashmë po procedohen në pajtim me afatet e parapara, derisa ankesat nga qytetarët do të shkojnë në procedurë të rregullt.

Këtë e theksoi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në emisionin e djeshëm “Samo vistina”, ku shtoi se pagesa e mbështetjes shtesë të vreshtarëve për vreshtarët është njëra ndër ankesat e qëndrueshme të opozitës sepse ka elemente të ndikimit mbi votuesit.

Sipas saj, edhe pagesa e parakohshme e subvencioneve, si ato për duhanin që vitin e kaluar u ishin transferuar prodhuesve në maj, ndërsa tani në mars, tregon tentim “në derë të vogël të futen disa punë të cilat do të kenë ndikim mbi trupin votues”.

“Kemi edhe ankesë për atë se kandidati për president Stevo Pendarovski ka mbajtur takim me qytetarë në një objekt në Komunën Shuto Orizarë, por a ekziston këtu bazë për ndikim mbi votuesit fillimisht duhet të konfirmohet”, tha Ivanovska.

Ivanovska tha se Komisioni kundër Korrupsionit ka hapur rreth 60 lëndë për nepotizëm lidhur me punësimet. Lëndët janë edhe për këtë edhe për garniturën e mëparshme në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat