55 mijë bujq të Maqedonisë presin naftën e gjelbër

Maqedonia

55 mijë bujq të Maqedonisë presin naftën e gjelbër

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Agjencia e pagesave ka marrë vendim në bazë të së cilit duhet të shpallet procedurë tenderimi për blerjen e naftës për bujqit, e njohur si nafta e gjelbër.

E gjithë kjo duhet të presë përfundimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, të gjithë operatorët e naftës kanë kohë deri më 8 m aj për të përgatitur propozimet ose ankesat e tyre për procedurë tenderimi.

Në afat prej 70 ditësh pas shpalljes së tenderit do të dihet se në cilat pompa do të shpërndahet naftë për bujqit, pra për periudhë të korrjes në qershor-korrik, ose mbjelljes në shtator.

Sipas parashikimeve, naftë të gjelbër duhet të përfitojnë rreth 55 mijë bujq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat