Siljanovska dhe Pendarovski kërcënojnë njëri tjetrin me padi penale në debatin e fundit televiziv

Maqedonia

Siljanovska dhe Pendarovski kërcënojnë njëri tjetrin me padi penale në debatin e fundit televiziv

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:29
Siljanovska dhe Pendarovski

Në ballafaqimin e fundit para fundit të heshtjes zgjedhore, dy kandidatët presidencial, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski akuzuan rëndë njëri tjetrin.

Pendarovski akuzoi se i ati i Siljanovskës ka qenë pjesëtarë i policisë ndërsa kundëkandidatja Siljanovska tha se “kjo është metodë staliniste. Për këtë akuzë do të merrni padi penale”, tha Siljanovska.

Ajo më pastaj akuzoi se i ati i saj ka qenë në polici ndërsa Stevo Pendarovski tha se babai i tij ka qenë mësimdhënës.

Siljanovska akuzoi se Pedarovski ka udhëhequr aksionin policor në Radozhë ndërsa ai u përgjigj se asnjëherë nuk ka qenë i punësuar në MPB.

“Ju s’keni bërë asgjë kur u ndalua hetimi për atentatin ndaj Gligorov. Ju jeni njeriu që nuk hyri në aeroplanin me Trajkovskin”, tha Siljanovska.

Vlerësimi është se debati i fundit i kandidatëve presidencial në Televizioni 24 ishte në nivelin më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat