Kryeministri Zaev dërgoi letër ngushëllimi kryeministrit rus Medvedev për aksidentin e ndodhur në aeroportin Sheremetyevo - Bota Sot
Kryeministri Zaev dërgoi letër ngushëllimi kryeministrit rus Medvedev për aksidentin e ndodhur në aeroportin Sheremetyevo

Maqedonia

Kryeministri Zaev dërgoi letër ngushëllimi kryeministrit rus Medvedev për aksidentin e ndodhur në aeroportin Sheremetyevo

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:04
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dërgoi letër ngushëllimi kryeministrit të federatës ruse Dmitry Medvedev për jetët e humbura dhe të lënduarit në aksidentin tragjik të aeroplanit në aerodrom në Moskë.

“Me dhimbje morëm lajmin për aksidentin e avionit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emër tim personal, shpreh ngushëllime deri te Ju, popullin rus dhe deri te familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë’, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev deri te kryeministri i Qeverisë Federala të Rusisë.

Në aksidentin e ndodhur në aeroportin në  Sheremetyevo humbën jetën të paktën 41 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...