Akuzë penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Çashkës

Maqedonia

Akuzë penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Çashkës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

SPB Veles ka ngritur akuzë penale kundër 49 vjeçarit G.P. nga Velesi, kryetari i mëparshëm i Komunës së Çashkës, nga shkaku i ekzistencës për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit”.

Në periudhën prej vitit 2013 deri vitin 2017 i denoncuari ka miratuar punësim të përkohshëm me marrëveshje për 40 persona në Komunën e Çashkës, edhe pse komuna nuk ka patur nevojë për punësim.

Siç thonë nga MPB, të punësuarit nuk kanë ardhur fare në punë dhe nuk kanë qenë të nënshkruar në listat e provave, ndërsa marrëveshjet u kanë vazhduar çdo muaj dhe kanë qenë të paguar çdo muaj nga komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat