Grubi: Fitoi politika jonë, nuk dorëzojmë “fatura”

Maqedonia

Grubi: Fitoi politika jonë, nuk dorëzojmë “fatura”

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:15
Artan Grubi

Deputeti nga radhët e BDI-së, Artan Grubi pas inaugurimit të Stevo Pendarovskit për president të ri të Maqedonisë Veriore, sot në konferencë për shtyp në Kuvend tha se partia e tij BDI nuk do të dorëzojë faturë për atë se kanë dhënë mbështetje në fitoren e kandidatit të koalicionit.

“BDI ishte vendimtare, faktor vendimtar në fitoren e tij, kështu që nuk ka arsye për të ofruar faturat, sepse është kandidati ynë që fitoi në këto zgjedhje presidenciale. “Fatura” më e madhe që është dorëzuar është konsensusi dhe fitorja e politikave të BDI-së dhe kryetarit Ali Ahmeti që kemi vënë në vitin 2014. Fatura më e madhe nga kjo nuk mund të ekzistojë”, tha Grubi në Kuvend duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Më herët Antonio Milloshoski tha se presidenti është zgjedhur me kredi dhe hipotekë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat