Janeva: Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin tim s’ka bazë

Maqedonia

Janeva: Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin tim s’ka bazë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 13:50
PSP

Katica Janeva sot deklaroi se “deri sa të mundem do të jem Prokurore Speciale deri në fund, për shkak se meritoj të jem në krye të këtij institucioni”.

Janeva nuk dëshiroj të komentojë pyetjet nëse është i nevojshëm takim liderësh që të gjendet zgjidhje për Ligjin për prokurori publike ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.

Sipas Janevës, kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin e saj nga funksioni në PSP është deklaratë politike, që s’ka bazë.

“Mua nuk mund të më ndërrojnë, për shkak se në ligj nuk ka zgjidhje personale. Dihet se çfarë shkruan në ligj”, tha Janeva.

Ajo theksoi se sipas Ligjit, PSP-së i skadon afati në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat