Zv.ministrja Elezi priti në takim diplomat dhe biznesmen hungarez

Maqedonia

Zv.ministrja Elezi priti në takim diplomat dhe biznesmen hungarez

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga takimi

Sot në kabinetin e saj, zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka pritur në takim diplomat hungarez nga ambasada e Hungarisë në Shkup.

 Zv.ministrja Elezi diplomatët hungarez në këtë takim pune i ka informuar për situatën aktuale financiare si dhe ushtrimin e faktoringut si qasje alternative deri tek financat, kryesisht për ndërmarje të vogla dhe të mesme që është një nga çështjet më të rëndësishme që Qeveria e RMV-së është e përkushtuar seriozisht.

Gjithashtu, zv.ministrja Elezi i informoi edhe për ndryshimet e reja që pritet të bëhen gjatë vitit dhe që kanë të bëjnë me pjesën e faktoringut ku do të definohet përmbajtja e kontratës dhe do të vërtetohen llojet e tyre.

Me këtë rast do të forcohet edhe siguria juridike e këtyre kontratave, ndërsa bankave, shoqërive financiare dhe vet shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve do t’iu ndihmohet që të kuptojnë dhe njohin faktoringun si mënyrë alternative të financimit. Ne Maqedoni ka hapësirë për përmirësimin dhe shfrytëzimin e faktoringut  nga ana e ndërmarjeve, në BE arrinë vlera e kontratave mbi te  10% GDP, ka theksuar në takim zv.ministrja Elezi.

Ndërkohë që diplomati hungarez i akredituar për çështje ekonomike në ambasadën e Hungarisë në Shkup, z. Ervin Szel ka informuar zv.ministren Elezi për përvojën që ka Hungaria në ushtrimin e këtij lloji të shërbimit financiarë dhe bartjen e knoë-hoë nga kompanitë financiare vendore.

Në këtë takim, pjesëmarës ishin dhe disa investitorë potencial hungarez nga kompani financiare që janë të interesuar të zgjerojnë aktivitetin afarist faktoring edhe në tregon tonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat