Takimi Zaev – Cërvenkovski në Qeveri, ja çfarë kanë biseduar - Bota Sot
Takimi Zaev – Cërvenkovski në Qeveri, ja çfarë kanë biseduar

Maqedonia

Takimi Zaev – Cërvenkovski në Qeveri, ja çfarë kanë biseduar

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev sot në Qeveri ka pritur ish-presidentin e vendit, Branko Cërvenkovski.Në këtë takim siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, ish-presidenti Cërvenkovski në cilësinë e anëtarit të iniciativës së Klubit të Podgoricës të presidentëve të rajonit ka informuar kryeministrin Zaev lidhur me konferencën rajonale që organizohet nga ky klub në Shkup gjatë muajit të ardhshëm me temën “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq”. Përmes kësaj konference siç thuhet do të dal një deklaratë që do ti dërgohet liderëve të BE-së lidhur me pasojat negative që mund të jenë në planin e brendshëm dhe rajonal, nëse do të ketë shtyrje të procesit. Kryeministri Zaev ka pranuar ftesën që ta mbështesë konferencën dhe të jetë nikoqir i saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...