Gjashtë të lënduar nga një aksident në Strumicë

Maqedonia

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Strumicë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një aksident në komunikacion ka ndodhur në Strumicë, ku janë përplasur dy vetura, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në sheshin “Marshall Tito” në qendër të Strumicës në mes një veture “Audi” dhe një veture “Ford Escort”.

Sipas informacioneve nga mjeku Gjoshko Goshev, është konstatuar se personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore dhe se asnjëri nuk është ndaluar për mjekim. Vetëm ndaj gruas shtatzënë do të kryhen kontrolle shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat