Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zaev, në Forumin ekonomik të Vjenës

Maqedonia

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zaev, në Forumin ekonomik të Vjenës

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:08
Zoran Zaev

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës, “Biseda ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Siç kumtuan nga pres-shërbimi i Qeverisë, krahas diskutimeve për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të forumit, delegacioni i Qeverisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Koço Angjushev, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome.

Pasdite, është paraparë edhe takim mes kryeministrit Zaev dhe ish presidentit të Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher, ndërsa nesër kryeministri Zaev do të takohet me Johanes Han, eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat