Hahn: Data për çeljen e negociatave, para verës - Bota Sot
Hahn: Data për çeljen e negociatave, para verës

Maqedonia

Hahn: Data për çeljen e negociatave, para verës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:54
Johannes Hahn

Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën për fillimin e negociatave para verës. Nga forumi ekonomik në Vjenë Han tha se po punohet fuqishëm që të bindin shtetet skeptike për zgjerimin e Unionit. AI tha se vendi është i gatshëm t’i bashkëngjitet Unionit meqë tashmë nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Han u shpreh i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do të hapen kapitujt e parë të negociatave e që kanë të bëjnë me sundimit e ligjit.

Ne po punojmë fuqishëm që t’i bindim disa shtete të cilat janë partnerë hezitues në Union që t’i jepet dritë jeshile fillimit të negociatave shumë shpejtë. Por unë jam shumë i bindur se kjo do të ndodh përpara fillimit të verës dhe pastaj mund të fillojmë menjëherë që në fakt kemi filluar punët përgatitore. Unë jam i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do t’i hapim kapitujt e parë, respektivisht kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne do të fillojmë me këto kapitujt dhe përfundojmë negociatat pas disa vitesh me këto kapituj- deklaroi Johanes Han, komisioner evropian për zgjerim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...