Çdo i katërti i varfër në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Çdo i katërti i varfër në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 maj 2019 Në ora: 21:45
Ilustrim

Shkalla e varfërisë në Maqedoni pothuajse për ­çdo vit është më e lartë. Mbi 22 për qind e popullatës në Maqedoni është e varfër, ndërsa varfëria fëmijërore është afër 30 për qind.

Kështu tregojnë të dhënat e fundit të shoqatës “Platforma kundër varfërisë”, sipas të cilës, në Maqedoninë e Veriut ka mbi 500 mijë njerëz që jetojnë nën pragun e varfërisë.“Nuk ka stagnim apo rënie të varfërisë. Përkundrazi njerëzit bëhen edhe më të varfër sidomos ato familje që kanë nga 3-4 fëmijë. Varfëria fëmijërore është në rritje dhe gjatë viteve të kaluara, për fat të keq kishim shumë njerëz që jetonin nën pragun e varfërisë dhe vështirë të dalin edhe këtë vit nga varfëria”, thotë Biljana Dukoska nga “Platforma kundër varfërisë”. Në Maqedoni ka mbi 500 mijë qytetarë që jetojnë shumë keq për shkak të varfërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat