Kuvendi i Maqedonisë votoi ligjet për reformat sociale, nga qershori paga më të larta

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë votoi ligjet për reformat sociale, nga qershori paga më të larta

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:53
Mila Carovska

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e kanë votuar pakon ligjore sociale sipas të cilave do të duhet të mundësohet kryerja e reformës sociale. Pagesat e para të rritjen e pagës për 300 për qind pritet të bëhet nga muaji i ardhshëm.

Të tre ligjet për mbrojtje sociale fëmijëve dhe sigurimin e personave të moshuar duhet tu mundësoj transferim të plotë të sistemit të deritanishëm për mbrojtje sociale.

“Kjo është një ditë e madhe për qytetarët tanë. Kuvendi i votoi pakon e ligjeve për reforma sociale, me këtë reformë vendosen standarde të reja në mbrojtjen sociale. Drejtpërdrejtë punojmë për zvogëlimin e varfërisë të fëmijëve, i kemi avancuar të drejtat e të personave me nevoja të veçanta dhe për herë të parë kemi kemi sjell ligj për sigurim social për personat e moshuar”, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.

Carovska gjithashtu tha se me reformën sociale, avancohen të drejtat për personat me nevoja të veçanta dhe u mundësohet kushte më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat