Deskoska: Nuk do të ketë keqpërdorim të sistemit AKMIS në gjykata - Bota Sot
Deskoska: Nuk do të ketë keqpërdorim të sistemit AKMIS në gjykata

Maqedonia

Deskoska: Nuk do të ketë keqpërdorim të sistemit AKMIS në gjykata

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:21
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se kontrollet që janë bërë në gjashtë gjykatat e vendit, kanë treguar se nuk ka keqpërdorime të sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve.

“Vitin e kaluar raporti tregoi se gjatë periudhës së kaluar ka pasur një numër të parregullsive dhe keqpërdorime të sistemit. Këtë vit komisionet kanë bërë kontroll në gjashtë gjykatat, ndërsa rezultatet ishin të kundërta nga ato të mëhershmit, kjo do të thotë se respektohen rregullat e AKMIS për shpërndarjen e lëndëve, që do të thotë se atë që kemi vendosur në korniza ligjore si bazë për shkarkimin e gjykatësve dhe kryetarët e gjykatave nëse diçka ndodh jashtë AKMIS-it ka dhënë efikasitetin e tij”, tha Deskoska.

Ajo tha se më herët ka pasur raste kur kryetari i gjykatës në vend të që nëpërmes AKMIS, vetë u ka shpërndarë dorë lëndët gjykatësve të caktuar, ndërsa ato i kanë pranuar.

Në lidhje me raportin negativ të vitit të kaluar për AKMIS, Deskoska tha se janë marrë aktivitete, janë dëgjuar dëshmitarë, si dhe është bërë hetim nga ana e Prokurorisë Publike.

Në lidhje me miratimin e ligjit për prokurorinë publike, Deskoska tha se pret që kjo të mbyllet, dhe se nuk ka shtyrje të kohës. Megjithatë, shtoi ajo, ka kontakte të përditshme dhe janë bërë përpjekje për të siguruar shumicën e dy të tretave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...