VMRO-DPMNE: Nevojitet dorëheqje kolektive e Qeverisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Nevojitet dorëheqje kolektive e Qeverisë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:51
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se Zoran Zaev është personalisht fajtor për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që ndodhin në Republikën e Maqedonisë.

“Zaev nëpërmes teatrit të quajtur “fshesa” manipulon qytetarët. Zaev e dinë se nuk ka përmbushur asnjë premtim që u premtoi qytetarëve. Pikërisht për këtë i ka shkarkuar të gjithë ato të cilët mund t’i bëhen kundërshtar në LSDM”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se shkarkimi nga pozitat partiake nuk zgjidh problemin e qytetarëve. Qytetarët, shtojnë nga atje, janë të pakënaqshëm me Qeverinë, dhe jo me njerëzit të cilët kanë funksione partiake në LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat