Tevdovski: Jam i përkushtuar në reformat, do t’i respektoj vendimet e Kryeministrit

Maqedonia

Tevdovski: Jam i përkushtuar në reformat, do t’i respektoj vendimet e Kryeministrit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:16
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se është plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe beson në politikat e kryeministrit Zoran Zaev.

“Jam plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe plotësisht besoj në politikat që i udhëzon kryeministri. Deri tani janë të bërë hapa të mëdha, vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe unë do t’i respektoj plotësisht të gjitha zgjidhjet e tij”, deklaroi ministri i Financave duke ju përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rikonstruimin e Qeverisë.

Tevdovski gjithashtu foli edhe për pritëshmëritë ekonomike në vend, ku theksoi se pret realizim më të madh të investimeve kapitale në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Unë jam optimist dhe ne praktikisht i ndjekim lëvizjet ekonomike tani dhe shikojmë më shumë pozitive se sa nga projektimi ynë fillestar dhe kur do të kemi diçka konkrete do ta deklarojmë” tha Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat