Dimitrov: Në pyetje është besueshmëria e BE-së

Maqedonia

Dimitrov: Në pyetje është besueshmëria e BE-së

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:53
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Politico”, ka thënë se politika e zgjerimit të BE-së është tregues për fuqinë e tërheqjes.

Dimitrov thotë se në rastin me Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim, është në pyetje besueshmëria e BE-së.

“Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë që do të jetë turp t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë këtë vit, pasi refuzimi do të rrezikojë seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, që gjeografikisht është në Evropë dhe është i rrethuar me vende anëtare të BE-së. Kështu që në pyetje është besueshmëria e BE-së”, thotë Dimitrov.

Sipas disa burimeve diplomatike, Franca akoma nuk ka qëndrim të qartë nëse do të miratojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njërën prej tyre, ose asnjërën.

Sipas “Politico”, Parisi ka theksuar se vendimi për negociatat me Maqedoninë e Veriut do të arrihet “në mënyrë gjermano-franceze”, gjegjësisht të dy vendet udhëheqëse në BE do të tentojnë të gjejnë kompromis për çështjen e zgjerimit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat