Tevdovski: Rezultatet e mira ekonomike konfirmojnë politikat e mira financiare

Maqedonia

Tevdovski: Rezultatet e mira ekonomike konfirmojnë politikat e mira financiare

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:45
Dragan Tevdovski

Rritja e BPV-së në tremujorin e parë është 4.1 për qind, ndërsa papunësia ka rënë në 17.8 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja më e mirë prej 13.6 përqind është vërejtur në sektorin e bujqësisë, pylltarinë dhe ujërave, ndërkohë që ndërtimtaria është rritur me shtatë përqind. Ka rritje në të gjithë sektorët kryesorë: industri, ndërtim, bujqësia dhe sektori e shërbimeve.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski thotë se në qoftë se kjo rritje solide vazhdon, këtë vit mund të kemi një normë më të lartë rritjeje sesa 3.5 përqind që është parashikuar.

“Përshpejtimi i rritjes ekonomike vazhdon, gjë që justifikon rishikimin e sipërm të rritjes ekonomike për 3.5 për qind. Nëse ngel e qëndrueshme kjo rritje e tillë solide, ai projeksion mund të kapërcehet. Rritja prej 4.1 për qind në tremujorin e parë është në bazë të gjerë, pra ka rritje në të gjithë sektorët kyç. Kjo konfirmon zhvillime të tjera pozitive: prodhimi industrial, eksportet, kreditimi i korporatave, mbledhja e të ardhurave. Në të njëjtën kohë, të gjitha këto rezultate pozitive janë konfirmimi më i mirë i mundshëm i korrektësisë së politikës fiskale dhe politikave të përgjithshme të Qeverisë”, tha Tevdovski.

Ai tha se ndërtimi i rrugëve shtetërore është rritur për 200 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat