Mësohet arsyeja e anulimit të komisionit kuvendor për ligjin për regjistrim

Maqedonia

Mësohet arsyeja e anulimit të komisionit kuvendor për ligjin për regjistrim

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:30
Artan Grubi

Ishte paralajmëruar se sot do të mbahet diskutim për propozim ligjin për regjistrimin e popullatës por i njejti nuk do të mbahet dhe është hequr nga ueb faqja zyrtare e Kuvendit, pa ndonjë arsye shtesë.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Artan Grubi për medial ka treguar edhe arsyen se pse është anuluar puna e komisionit.

“Komisionin e kemi caktuar të premten pasdite, por në rend dite është edhe Raporti i KE-së, ndërsa për shkak të periudhës së shkurtër për përgatitje, nuk arritëm të sigurojmë përfaqësues të Misionit të BE-së, as edhe të ftojmë korin diplomatik, Organizatat joqeveritare dhe mysafirë tjerë”, ka thënë Grubi.

Nuk është caktuar ende se kur do të mbahet seanca e radhës e këtij komisioni.

Deputetë të LSDM-së thonë se seanca e Komisionit është anuluar nga ana e kryetarit Grubi pa shpjegim.

Dje OBRM-PDUKM-ja kërkoi që të rishikohet propozim ligji dhe të rishikohen metodat e regjistrimit. Sipas kësaj partie, propozim ligji është përgatitur pa konsultime shtesë dhe të njejtit i është vendosur flamuri i Bashkimit Evropian pa të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat