Tre persona rëndë të lënduar në disa aksidente në Shkup - Bota Sot
Tre persona rëndë të lënduar në disa aksidente në Shkup

Maqedonia

Tre persona rëndë të lënduar në disa aksidente në Shkup

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 10 lëndime të lehta në gjashtë nga gjithsej 12 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 23 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 20 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, një fillestar dhe 13 automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt, policia ka lëshuar 73 masa, ndërsa me automjetin special “Karrotrec” janë larguar 47 automjete.

Janë sanksionuar edhe gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për rreshtim jo të drejtë, një për tejkalim jo të drejtë, dhe tre për mospërdorim të kasketës mbrojtëse nga ana e shoferëve me motor, moped dhe motoçikletë.

Policia ka sanksionuar edhe 15 shoferë për shkak të asaj nuk kanë mbajtur rrip sigurimi nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit dhe 28 për për përdorimin e telefonit celular nga shoferët gjatë drejtimit të automjeteve motorike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...