Prokurori italian për “Skopje 2014”: Të gjitha hetimet janë sekrete!

Maqedonia

Prokurori italian për “Skopje 2014”: Të gjitha hetimet janë sekrete!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:31
Pamje nga konferenca

Federiko Kafeiro De Raho,  prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit sot ka qenë i pranishëm në Maqedoni, por nuk ka zbuluar nëse Prokuroria e tij bashkëpunon për hetime me kolegët e tij maqedonas për rastin “Skopje 2014”. Ai në pyetje të gazetarëve se a kanë  bashkëpunim me kolegët maqedonas, sepse kompania italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin ka thënë:

“Duhet të theksohet se të gjitha hetimet janë sekrete, deri në momentin kur do të kërkohet paraburgim apo konfiskim të pasurisë. Nëse shpalosi detaje, unë do të bëj vepër penale, ka thënë Kafeiro De Raho.

Delegacioni italian ka qenë pjesëmarrës në konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihmë juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional” që u mbajt në Prokurorinë Publike.

Në kornizë të vizitës të prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski dhe atij Italian Federiko Kafeiro de Raho kanë nënshkruar Memorandum për shpërbërjen e krimit të organizuar dhe bashkëpunim të të dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat