Tusk: Hapja e negociatave do të shtyhet - Bota Sot
Tusk: Hapja e negociatave do të shtyhet

Maqedonia

Tusk: Hapja e negociatave do të shtyhet

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:58
Donald Tusk, Stevo Pendarovski

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë një vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në Bruksel.

“Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”, tha ai.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja këto shtete. Kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të ministrave të BE-së javën e ardhshme në Luksemburg. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...