Regjistrimi i popullsisë, Sulimani: S’bëhet fjalë për statistikë, por për politikbërje - Bota Sot
Regjistrimi i popullsisë, Sulimani: S’bëhet fjalë për statistikë, por për politikbërje

Maqedonia

Regjistrimi i popullsisë, Sulimani: S’bëhet fjalë për statistikë, por për politikbërje

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:32
Xhenis Sulimani

Edhe përkundër përpjekjeve të VMRO DPMNE-së për të penguar me çdo kusht mbajtjen e regjistrimit të paralajmëruar të popullsisë, ekspertët vlerësojnë se një anulim i radhës i regjistrimit nuk guxon të ndodhë. Politologu Xhenis Sulimani për TVM2,  vlerëson se regjistrimi nuk është një proces i thjeshtë statistikor, por në RMV ai është procesi statistikor që përcakton të ardhmen prosperuese të vendit, bashkë me  të drejtat e komuniteteve joshumicë në politikëbërje dhe mirqësine ekonomike e sociale.

“Politikëbërja në RMV është e bazuar në statistika e numra. Politika  bazohet në përkatësi etnike, sociale e ekonomike, dhe janë këto numrat që u duhen patjetër politikëbërjes. Dhe pa këto numra, nuk mund të thirremi në një politikë perspektive. Prandaj, regjistrimi është i domosdoshëm të bëhet sa më shpejt e jo të kërkohen mënyra e qasje që të dështojë” – thotë politologu, Xhenis Sulimani.

SULIMANI: PËR DËSHTIMIN E REGJISTRIMIT MË HERËT, PSP KA LËNDË

Përpjekjet aktive për ta prolonguar këtë proces për Sulimanin nuk janë të panjohura. Edhe më herët VMRO disa herë ka dështuar të organizojë procesin e regjistrimit.

“Tashmë edhe PSP ka hapur një lëndë që i dedikohet regjistrimit, që merret me keqpërdorimet,   qasjes për të devijuar dhe për të mos u mbajtur regjistrimi, shkaku që nuk përputhej me politikat e partisë së atëhershme në pushtet” – shprehet Sulimani.

Ai rikujton se VMRO DPMNE ka dëshmuar dhe nga qeverisja e mëparshme se më tepër I fryn destruktivitetit sesa politikave prosperuese. Çdo politikë e mirëfilltë në RMV, duke pasur parasysh diversitetin, është peng i përkatësisë etnike e sociale, thotë Sulimani, i cili nuk arsyeton në asnjë mënyrë këtë qasje të opozitës maqedonase dhe vlerëson se ajo do të mbetet e vetme në këto pëprjekje destruktive dhe regjistrimi do të zhvillohet me sukses.

Nga Enti Shtetëror për Statistikë  prej te premten kanë filluar me aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe banesave, i cili do të zbatohet në 32 qarqe të regjistrimit në territorin e 13 komunave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...