Sindikalistët nuk heqin dorë nga greva e paralajmëruar, në shumë pika nuk përputhen me qëndrimet e Qeverisë dhe Ministrive

Maqedonia

Sindikalistët nuk heqin dorë nga greva e paralajmëruar, në shumë pika nuk përputhen me qëndrimet e Qeverisë dhe Ministrive

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 18:05
Protesta

Pushteti duhet seriozisht ta kuptojë paralajmërimin për grevë të përgjithshme të sektorit publik.

Sindikalistët thonë se nuk heqin dorë dhe nëse shpejtë nuk realizohet takim me Qeverinë dhe nëse nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, do ta paralizojnë administratën.

Përveç rrogave më të larta, nga Konfederata e sindikatave të lira ku kryesisht anëtarë janë punonjës të administratës, kërkojnë edhe pagesën e K-15 në sektorin publik.

Nuk pajtohen as me paralajmërimet e Qeverisë për transferimin e punonjësve nga sektori publik në atë privat.

“Qeveria bën hapa të gabuar. Nuk mund të dalin kundër popullit, kundër punonjësve të tyre që haptas shprehin pakënaqësi. Nuk mund të veprojë ashtu me injorim-“deklaroi Jakim Nedelkovski, kryetar i SASHK.

Nga Qeveria për Alsat thonë se në periudhën e kaluar anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Lira kanë qenë pjesë e përgatitjes së të gjitha dokumenteve strategjike dhe ligjeve, siç është ligji për marrëdhënie pune, edhe pse disa muaj kjo sindikatë nuk ka qenë më e përfaqësuar.

Sindikalistët nuk janë të kënaqur me rritjen e vitit të kaluar, por as me rritjen e paralajmëruar të rrogave në shtator prej 5%.

Nga Ministria e Arsimit ndaj të gjitha këtyre vërejtjeve nga sindikata u përgjigjen se punojnë vazhdimisht në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

Para një jave Konfederata e Sindikatave të Lira organizoi protestë paralajmëruese në qendër të Shkupit, ku anëtarët e sindikatës dolën në rrugë dhe bënë kërkesa konkrete për Qeverinë.

Në të kundërtën ata paralajmëruan grevë të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat