Ambasadori i Francës e përmend BDI-në, si pengesë për fillim të negociatave!

Maqedonia

Ambasadori i Francës e përmend BDI-në, si pengesë për fillim të negociatave!

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:51
Pamje nga takimi

Ambasadori francez në Shkup, Christian Timonie i ka dhënë shuplakë të fortë pushtetit në Maqedoni, e veçanërisht BDI-së. në një paraqitje në hotelin Holidej Inn, ai thuajse paralajmëroi se Maqedonia nuk mund të shpresojë që së shpejti të marrë datë për negociata.

“Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë kryetari i komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do tua marë statusin e Liqenit të Ohrit, keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske, është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të jeni të gatshëm për datë. Për mua është i çuditshëm opsesioni juaj me datën! Ne nuk duhet të ju lëmë të izoluar pa rrugë në BE, por nuk duhet as të shikojmë mes gishtave”, ka thënë Timoie, transmeton Gazeta Lajm.

Moderatori Vasko Pop Petrevski e pyeti:

“Mirë, nëse ne nuk jemi të përgatitur, si është e mundur të negociojë Serbia ku qeveri regjimi i Vuçiqit, si negocion Mali i Zi ku nuk ka ndodhur ndryshim politik tani 30 vite?”

Timonie përsëri u përgjigj:

“Ja pra njëherë bëmë budallaki, për herë të dytë nuk do të bëjmë budallaki. Tezat se ja do të filojmë negociata e pastaj do të reformohemi nuk mbajnë. Kjo nuk do të ndodhë, kuptojeni, keni shumë probleme dhe nuk mund të tregohemi të verbër para tyre”, shkruan Maktel.

Pas këtij fjalimi, Timonie në mes të konferencës u ngrit dhe e lëshoi sallën. Në panel, mes tjetërave ka qenë prezent edhe ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançveski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat