Pamje nga aksioni në Luboten, është konfiskuar sasi e madhe e duhanit - Bota Sot
Pamje nga aksioni në Luboten, është konfiskuar sasi e madhe e duhanit

Maqedonia

Pamje nga aksioni në Luboten, është konfiskuar sasi e madhe e duhanit

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 13:14

Në aksionin e sotëm policor të organizuar nga Policia Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, forca të njësive speciale në fshatin Luboten të Shkupit, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit.

Njësitë speciale të MPB-së kanë konfiskuar mall nëpër disa shtëpi, të cilat më pas i kanë ngarkuar në mjete transportuese.

Gjithë këtë aksion e kanë ndjekur për së afërmi banorët e Lubotenit të cilët kanë dalur në protesta dhe janë ankuar se punojnë duhan për ekzistencën e tyre pasi të njëjtët nuk janë të punësuar askund dhe e vetmja mënyrë për mbijetesë edhe prodhimi i duhanit.

Mirëpo, aksioni është siguruar nën masa të rrepta policie dhe urdhër për të hyrë nëpër shtëpi, dhe një shumicë e banorëve kanë dalë jashtë shtëpive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...