VMRO-DPMNE: Zoran Zaev duhet të përgjigjet për shkatërrimin e ekonomisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zoran Zaev duhet të përgjigjet për shkatërrimin e ekonomisë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:21
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se në Maqedoni nën udhëheqjen e LSDM-së asgjë nuk ndërtohet, nuk ka investime, nuk ka projekte. Për pesë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 13.7% investime kapitale të vogla.

“Parat të cilat pushteti i parashikoi se do t’i investojë në investimet kapitale për 12 muajt, për pesë muaj ka shpenzuar vetëm 13.7%. Kjo do të thotë se paaftësia shkon deri atje sa që nuk munden t’i investojnë parat të cilat vetë i kanë parashikuar”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se premtimet e Zaevit për 600 kilometra autostradë të re dhe 550 rrugë të reja doli se ishte një gënjeshtër e thjesht.

“Edhe pse nuk ka investime, përsëri ka borxhe. Borxhi po rritet me shpejtësi, ndërsa tek qytetarët ka gjithnjë e më pak para”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat