Merkel: Qëndrojmë fuqishëm pas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Merkel: Qëndrojmë fuqishëm pas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:23
Angela Merkel

Gjermania qëndron fuqishëm pas perspektivës së Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet vendet e këtij rajoni në hapat e tyre reformues, thonë nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel.

“Për shkak të publikimit të vonshëm të raportit për vendet, afati për vendimin e nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte i shkurt. Para këtij vendimi, Qeveria Federale duhet të merr pajtim nga Bundestagu”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Merkelit, në pyetjen e gazetës malazeze “Pobjeda”, në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për të shtyrë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

BE e anuloi vendimin për nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, ndërsa si termin morën muajin tetor, kur vendet e BE-së pritet të deklarohen nëse do të nisin negociatat me këto dy shtete.

Kancelarja gjermane në fund të samitit dy ditor të liderëve të BE-së në Bruksel, tha se do të bëjë gjithçka që Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat