Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46 në botë

Maqedonia

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46 në botë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:01
Pasaporta e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë pa viza 123 vende të botës, tregon raporti për vitin 2019 i konsultës zvicerane “Henley and partners”.

Pasaporta e Maqedonisë sipas indeksit të “Henley and partners” është radhitur në vendin e 46 në botë.

Pasaporta më e fuqishme e vendeve të rajonit është e Greqisë, e cila është vendosur në vendin e gjashtë dhe me të pa viza mund të udhëtohet në 183 shtete.

Me pasaportën e Sllovenisë mund të udhëtohet pa viza në 179 vende, me të Bullgarisë në 168, të Kroacisë 167, të Serbisë 131, të Malit të Zi në 121, të Bosnjë e Hercegovinës në 116, të Shqipërisë në 113, ndërsa me të Turqisë në 110 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë i kanë Japonia dhe Singapori, me të cilat pa viza mund të udhëtohet në 189 vende të botës.

Ndërsa në fund të listës janë Siria, Iraku dhe Afganistani, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 20 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat