Fëmijët në Maqedoni deri nëntë orë në ditë i kalojnë në internet

Maqedonia

Fëmijët në Maqedoni deri nëntë orë në ditë i kalojnë në internet

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:27
Fëmijë

10 përqind e fëmijëve shpenzojnë më shumë se 9 orë në ditë duke qëndruar në internet, 41,2 përqind nga 2 deri në 5 orë, ndërsa nga 2 orë 36,1 përqind, tregon anketa e Agjencisë për komunikime elektronike, e kryer nga 23 deri më 31 maj.

56 përqind e familjeve me fëmijë të vegjël që qasen në internet nuk janë të vetëdijshëm se ekziston një program për kontroll prindëror që u mundëson fëmijëve qasje të sigurt në internet. Program të tillë e kanë të instaluar vetëm 8 përqind të familjeve që janë të vetëdijshëm se ekziston.

Më shumë se gjysma (54%) e të anketuarve që nuk kanë një program të tillë janë të interesuar për ta instaluar në të ardhmen, shumica prej tyre (91%) nuk dinë ku mund ta blejnë.

Sipas raportimit të UNICEF, çdo i katërti fëmijë nga mosha parashkollore dhe mbi gjysmën e fëmijëve të cilët shkojnë në shkollë posedojnë të paktën nga një aparat digjital, më shpesh “telefona të mençur”, laptop dhe tablet kompjuterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat