Maqedonia ka 2645 vetura zyrtare dhe vetëm 183 vetura të Ndihmës së shpejtë

Maqedonia

Maqedonia ka 2645 vetura zyrtare dhe vetëm 183 vetura të Ndihmës së shpejtë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:20
Vetura zyrtare dhe vetura të ndihmave

Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore. Ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion.

Por OpenData Maqedoni ka nxjerrë një fakt shumë interesant që është i dhimbshëm për gjendjen në Maqedoni. Në Maqedoni ka gjithësejt 2645 vetura zyrtare dhe numri i tyre rritet në çdo periudhë.

Në krahasim me veturat e Ndihmës së shpejtë, krijohet përshtypja se shteti punon vetëm për zyrtarët e shtetit.

14 herë më shumë investohet në komoditetin e zyrtarëve sesa në nevojat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Shpeshherë qytetarët ankohen se për shkak të mungesës së shërbimit për ndihmë të shpejtë njerëz kanë vdekur pa ndihmë mjekësore.

Gjithashtu gjendja është keq edhe tek veturat e Shërbimit të zjarrfikësve është për të dëshiruar. 220 vetura të zjarrfikësve janë të shpërndara nëpër gjithë Maqedoninë. Edhe ato, pak janë të reja dhe në funksion të mirë. Shumica nuk i plotësojnë kushtet e punës dhe janë shumë të vjetra.

12 herë më shumë shteti është kujdesur për komoditetin e zyrtarëve, sesa për sigurinë e qytetarëve dhe pasurisë së tyre duke mos investuar në vetura për parandalim dhe fikje të zjarreve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat