Dimitrov: Aktivistët e mjedisit jetësor të vazhdojnë të jenë të zëshëm

Maqedonia

Dimitrov: Aktivistët e mjedisit jetësor të vazhdojnë të jenë të zëshëm

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:44
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poloni tha se mjedisi jetësor duhet të jetë temë në opinion dhe ju bëri thirrje aktivistëve të vazhdojnë të bëjnë trysni dhe të jenë të zëshëm.

Ministri këto mesazhe i drejtori gjatë panel diskutimi përkushtuar për përmirësimin e mjedisit jetësor në rajon, duke përmendur disa nga sfidat që Qeveria po ballafaqohet në këtë pjesë, por edhe fitorja e aktivistëve, si ajo e Zdrava Kotlinës.

Në Ballkan përqendrimi më i madh është te ndotja e ajrit, posaçërisht gjatë dimir, ndërsa qytetet e rajonit si Shkup, Sarajeva apo Prishtina vazhdimisht janë të ranguara në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

‘Duhet të ketë urë mes aktivistëve dhe ata që vendosin, kjo duhet të bëhet temë e madhe”, shtoi Dimitov.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha ai mbështet nismën e Komisionit Evropian “Agjenda e gjelbër”, që ka për qëllim t’i japë më shumë rendësi kësaj teme në rajon.

Euro komisari Johanes Hahn ceku disa numra shqetësues për gjendjen e mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor, por edhe faktin që së paku 3.000 vdekje të hershme në rajon si pasojë e ajrit të ndotur.

Edhe Hahn dhe Dimitrov ranë dakord se politikanët nuk duhet t’i ikin kësaj teme.

“Mesazhi im deri tek aktivistët është që të jeni më të zëshëm, politikanët duhet të kuptojnë se humbin imazhin nëse e injorojnë temën e mjedisit jetësor”, tha mes tjerash Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat