Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, Arifi ia hedh fajin Qeverisë

Maqedonia

Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, Arifi ia hedh fajin Qeverisë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 12:21
Teuta Arifi

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, fajin për mos fillimin e punëve rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin Reçicë e Vogël, e ka hedh tek Qeveria.

Sipas saj, ajo që është detyrë e komunës së Tetovës është përmbushur, sa i përket projektit dhe lejes për ndërtimin e shkollës, por Qeveria ende nuk ka ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle.

Gjatë fushatës parazgjedhore, vet kryeministri Zaev dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, premtuan se, shkolla fillore e fshatit Reçicë së shpejti do të fillojë me ndërtim, por njashtu sikurse edhe shumica e premtimeve të tjera, edhe ky mbeti vetëm premtim.

Kryetarja Arifi këto komente i bëri gjatë inaugurimit të asfaltimit të rrugës në Reçicë të Vogël, e cila ka pritur tani e pesë vite për tu asfaltuar, pas dëmtimit të të njëjtës, gjatë vërshimeve të vitit 2015.

“Projektin sa i përket ndërtimit të shkollës e ka përpunuar komuna e Tetovës, i ka dhënë lejen për ndërtim dhe lejet tjera të nevojshme dhe tani është me rëdnësi se Qeveria duhet të vendos se me cilin buxhet dhe cilin fond do e financojë, pra siç na është thënë, punohet që të realizohet sa më shpejtë” deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat