“Rashkovski”, Anti-korrupsioni kërkon dokumentet e tenderit

Maqedonia

“Rashkovski”, Anti-korrupsioni kërkon dokumentet e tenderit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:11
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashovski

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë në M-NAV që t’ua dorëzojnë të gjitha dokumentet lidhur me tenderin për sistem të radarëve të dedikuar për aeroportin në Shkup.

Komisioni antikorrupsion vendosi të hetojë me iniciativë personale, me ç’rast dërgoi kërkesë edhe në Qeveri për informacione për tenderin kontestues. Antikorrupsioni kërkon përgjigje, në çfarë roli sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski është përfshirë në procedurën e tenderimit.

Ky rast u hap pasi që në opinion doli audio-regjistrimi në të cilin dëgjohet se si Rashkovski, siç supozohet, dakordon realizimin e tenderit që e ka marrë ndërmarrja italiane “Leonardo”. Në audio regjistrimin që u plasua në opinion, dëgjohet se si sekretari i përgjithshëm përmendë shifër prej 15 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat