Pendarovski do të merr pjesë në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë

Maqedonia

Pendarovski do të merr pjesë në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:15
Stevo Pendarovski

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 8 dhe 9 korrik do të merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që do të mbahet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, është paraparë që Pendarovski të ketë fjalim në mbledhjen plenare të samitit.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, kryetari Pendarovski do të realizojë takime bilaterale me pjesëmarrësit e samitit.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (South East Europe Cooperation Process – SEECP) është nisma e parë rajonale autonome e themeluar në vitin 1996 që ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin politik, të sigurisë, intensifikimin e bashkëpunimit të shteteve në fushën e ekonomisë, demokracisë, gjyqësisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër aktiviteteve ilegale. Qëllimi i kësaj nismë rajonale është që është që përmes përforcimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe sigurimit të paqes në rajon, të mundësohet përafrim më i shpejtë drejt BE-së dhe NATO-s.a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat