Bregu: Anulimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut paraqet rrezik - Bota Sot
Bregu: Anulimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut paraqet rrezik

Maqedonia

Bregu: Anulimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut paraqet rrezik

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:56
Majlinda Bregu

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu tha se anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet rrezik.

“Secili moment pozitiv mund prishet nëse do të anulohen perspektivat për anëtarësim. S’ka moment më të mirë për të nisur bisedimet se sa tani, duke marrë parasysh se dy anëtaret e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (RMV dhe Bullgaria) bashkërisht do ta kryesojnë me procesin e Berlinit, me çka rritet përgjegjësia e rajonit në këtë proces”, tha Bregu.

Ajo tha se Këshilli për Bashkëpunim rajonal është i gatshëm të menaxhojë me secilën sfidë por këtë, siç shtoi Bregu, nuk mund të bëhet pas përkrahjen e parterëve rajonal dhe BE-ja.

Ndryshe, ashtu si Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria pret nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...