Maqedoni, dogana sekuestron 29 ton duhan dhe cigare - Bota Sot
Maqedoni, dogana sekuestron 29 ton duhan dhe cigare

Maqedonia

Maqedoni, dogana sekuestron 29 ton duhan dhe cigare

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:07
Foto

Mbi 16 ton cigare ka konfiskuar Dogana në pikën kufitare Bogorodicë, ndërsa në Tabanovcë ishte parandaluar përpjekja për futjen në mënyrë të paligjshme 13 ton duhan. Nëseky mall do të përfundonte në shitje me pakicë, dëmi do të ishte rreth një milion euro për shtetin. Bëhet fjalë për marka kineze të cigareve që janë prodhuar në një vend tjetër ku kompania kineze ka fabrikën e vet. Ndaj tre personave është ngritur padi penale për kontrabandë.

"Në vendkalimin kufitar të Tabanocit më 28 maj 2019, gjatë kontrollit të një mjeti motorik u konstatua se i njëjti përmbante njëmijë pako cigare ilegale, me një peshë totale prej 15,000 kg. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë më 16 maj 2019, rreth orës 18:00, shërbimet doganore konfiskuan një mjet transporti në të cilin ishin fshehur 130 pako me peshë neto 13,000 kilogram, ndërsa pesha bruto ishte 14,300 me duhan në fletë"- deklaroi Gjoko Tanasoski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.

Ende duhet të përcaktohet nëse kjo përpjekje për hyrjen e paligjshme të duhanit ka lidhje me duhanin që u konfiskua në Luboten më pak se një muaj më parë. Drejtori edhe njëherë siguron se doganat nuk kanë asnjë lidhje me atë aferë.

"Sipas informatave që kemi deri tani nuk kemi konstatuar një situatë të shpërdorimit të detyrës. Megjithatë, nëse gjatë hetimit rezulton se ndonjë person e ka bërë këtë, ne do të veprojmë në përputhje me procedurat e brendshme"- shtoi Gjoko Tanasoski.

Në aksionin e Policisë Financiare në fshatin Luboten të Shkupit u konfiskuan 12 ton duhan. Hetim është hapur për katër persona që dyshohet se kanë kontrabanduar duhanin. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, gjatë atyre ditëve në një intervistë për Alsatin, tha se në kontrabandën e duhanit ishin përfshirë persona nga Ministria e Ekonomisë dhe Drejtoria e Doganave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...