Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran pritet rreth gjysmë ore - Bota Sot
Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran pritet rreth gjysmë ore

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran pritet rreth gjysmë ore

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:51
Bogorodicë

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran për dalje nga vendi ynë pritet deri rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, respektimin e sinjaleve në komunikacion.

Nga atje veçanërisht u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër luginat e vendit për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut. Veçanërisht në rrugët Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...