Vazhdon selektimi dhe përzgjedhje e anëtarëve nga DSK

Maqedonia

Vazhdon selektimi dhe përzgjedhje e anëtarëve nga DSK

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:47
Shkup

Komisioni për selektimin dhe përzgjedhjen e punonjësve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në pajtim me nenin 186 paragrafi 7 të Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ka shpallur thirrje Publike më datë 12.07.2019 për të cilën do të kryhet procedura për selektimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do të merren në Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Thirrja publike është dërguar deri tek të gjitha njësit organizative në administratën për siguri dhe kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të gjithë punonjësit e administratës për siguri dhe kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë të drejtë të aplikojnë.

Afati i aplikimit është pesë (5) ditë pune, duke llogaritur nga dita e parë (e punës) pas shpalljes së ftesës publike, pra deri më 19.07.2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat