SHGM: Rasti i 1TV është alarmi i fundit për reformat urgjente në media - Bota Sot
SHGM: Rasti i 1TV është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Maqedonia

SHGM: Rasti i 1TV është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:30
SHGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përmes një kumtese thekson se zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher në televizionin kabllor 1TV, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve. Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV sipas tyre, paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave.

SHGM gjithashtu shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias.

“Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë”.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë. Theksojmë dhe rikujtojmë se janë shkelur të gjitha afatet për zgjedhjen e anëtarëve të ti të Këshillit Programor të RTVM-së dhe Këshillit të AShMAA”.

“Këto ishin parakushte përmbushja e të cilëve do të çonte deri në krijimin e ambientit në të cilin mediat private, si dhe servili publik do të mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, në interes të publikut”, thonë nga SHGM.

Ata kërkojnë që ASHMAA të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në mënyrë që të përcaktohet nëse televizioni 1TV ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

“Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup si dhe nga të gjitha institucionet përkatëse të bëjnë një hetim të shpejt dhe efikas dhe të kontribuojnë që të hiqet dyshimi tek publiku se institucionet veprojnë në mënyrë selektive dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve. Zgjidhja e shpejt e këtij rasti do të jetë shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në 1TV”, përfundojnë nga SHGM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...