LSDM-ja nuk arrin të zgjedhë nënkryetarët e rinj të partisë - Bota Sot
LSDM-ja nuk arrin të zgjedhë nënkryetarët e rinj të partisë

Maqedonia

LSDM-ja nuk arrin të zgjedhë nënkryetarët e rinj të partisë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:46
Ilustrim

Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme janë zgjedhur dhjetëra kryetar komisionesh dhe kryetarja e forumit të gruas, ndërsa anëtarët kanë bërë edhe deklaratën për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Reket”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e ndjekjes penale që zbardhin të gjitha rastet në të cilat ka dyshime për krim dhe korrupsion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...