Ahmeti për Haradinajn: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!? - Bota Sot
Ahmeti për Haradinajn: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?

Maqedonia

Ahmeti për Haradinajn: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:14
Ali Ahmeti dhe Ramush Haradinaj

Udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

“Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?”, është shprehur ai, në fillim të një shkrimi të tij në rrjetin social Facebook, në internet.

“U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të rradhës”, ka shkruar Ahmeti.

“Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi”, ka thënë Ahmeti në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...