Autostrada Tetovë-Gostivar, sivjet do të ketë projekt për rindërtim dhe zgjerim - Bota Sot
Autostrada Tetovë-Gostivar, sivjet do të ketë projekt për rindërtim dhe zgjerim

Maqedonia

Autostrada Tetovë-Gostivar, sivjet do të ketë projekt për rindërtim dhe zgjerim

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:09
Autostrada Tetovë-Gostivar

Vrima në rrugë, asfalt jo i rrafsh dhe mungesa e mundësisë për t’u ndalur me makinë në korsinë ndihmëse. Ky është imazhi ekzistues i autostradës Tetovë – Gostivar që është gjithashtu një nga rrugët më të frekuentuara në vend. Për të kaluar nëpër këtë pjesë, qytetarët paguajnë 60 denarë në një drejtim, ndërsa në këmbim shfrytëzojnë autostradë që është në gjendje të keqe. Sipas të dhënave nga NP “Makedonija pat”, trafiku mesatar vjetor ditor i kësaj autostrade në vitin 2017 ka qenë 13.087 automjete.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thekson se vitin e kaluar, për herë të parë, është përmendur ideja për rindërtimin e rrugës dhe zgjerimin me një korsi ndihmëse plotësuese në të dy drejtimet. Kjo ide duhet të përkthehet në dokumentacion të projektit, i cili është paraparë në planin për prokurimit publike për këtë vit.

Në vitin 2019 parashihet të përzgjidhet ofertuesi më i volitshëm për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, segmentin Tetovë – Gostivar në nivel të autostradës standarde. Pas përfundimit të projektit, do të parashikohen fondet për ndërtimin e saj – thonë për “Meta” nga NP për rrugë shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...